Our Gallery

Contact Info

BeniDona Group Best in the field Next level construction Hotel Pinea Luxury HOTEL
Kompania Jonë

Beni Dona Grup, me ide e projekte bashkëkohore!

Fokusi te klientët

Klientët na zgjedhin ne për shkak të cilësisë e garancisë që ofrojmë për projektet tona. Me modesti marrim krenari në atë që ofrojmë për klientët tanë.

Profesionalizmi

Ne zhvillojmë projektet në mënyrë profesionale me staf të talentuar, duke filluar nga skicimet e para, te projekti i dizajnit dhe realizimi me cilësinë më të lartë të mundshme në raport me punimet rajonale dhe Europiane.

Llojshmëria e Zgjedhjeve

Ne ofrojmë zgjedhje të larmishme në ndërtim, furnizim dhe zhvillim të projekte të ndryshme. Punojmë ndërtesa banimi, projekte publike për hapësira të ndryshme dhe qendra afariste për biznese.

Garantimi i Cilësisë

Duke qenë se projektet tona kalojnë disa faza të analizimit dhe testimeve, cilësia përfundimtare e ndërtimit, furnizimit dhe shërbimeve, është e garantuar për atë se cka ofrohet.

Rreth Kompanisë

Synimi ynë për zhvillim dhe ngritje të standarteve

Beni Dona Grup merret me zhvillimin e punimeve të ndryshme në rajon, duke filluar nga projektet e furnizimeve tregtare për entitete publike dhe private, deri te projektimi e krijimi i pikave rezidenciale e komerciale, mes tjerash. Pronari i kompanisë (zt. Ragip Mustafa) ka orientuar kompaninë drejt zgjerimit në fusha të ndryshme duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal dhe në rritjen e standarteve të cilësisë tek projektet që kompania merr përsipër.

Web-faqja në përpunim e sipër.

Kompania ka për synim zhvillimin e projekteve që rezultojnë në rritje të kapaciteteve ekonomike lokale dhe në ngritje të standarteve të cilësisë së punës. Në veçanti, projektet e ndërtimit që kompania "Beni Dona Grup" ka përsipër, kanë të theksuar aspektet e kualitetit të projektimit, ndërtimit dhe materialeve bashkëkohore me cilësi të lartë. Gjithashtu kompania merr krenari në ecurinë e punimeve në drejtime të ndryshme, duke mbajtur profesionalizëm dhe siguri në punë, si shembull në rajon.

Me histori suksesi e aktivitete të ndryshme të punëve biznesore që nga 1989, “Beni Dona Grup” sot është një ndër kompanitë më të suksesshme në Kosovë që sjell kontribuimin e vet e inovacion në vend e rajon. Me kalimin e viteve kompania është zhvilluar dhe ka nën degët e saj:
-"Olti Trasing" që merret ekskluzivisht me ndërtimin,
-"Beni Dona" vetësherbimin dhe restourantin në Ulpianë të Prishtinës
-"Restourant Miracle" në zonën industriale të Prishtinës,
-"Hotel Pinea" resort në Mal të Robit, Durrës, Shqipëri;
dhe nën degë tjera.

Ktheni ëndrrat e juaja në realitet!

Te kompleksi ynë “Donika 2” në Lakrishtë të Prishtinës, gjeni banesat më të mira në kryeqytet me oferta ekskluzive!